Sindroma PFAPA te fëmijët!

Ju ka ndodhur që fëmija duket shumë i sëmurë me episode të temperatures që përsëriten çdo 3-6 javë, dhe në mes të episodeve, fëmija është mirë dhe aktiv?

Dhe nuk e gjeni çfarë po ndodh?

Mund ta ketë sindromin PFAPA.

 

Çfarë është sindroma Pfapa?

 

PFAPA është një shkurtesë për temperaturën periodike të përsëritur, adenitin (nyjet limfatike të zmadhuara në qafë), faringjit (inflamacioni i grykës) dhe aftet ulçeroze orale. PfAPA shfaqet në fëmijërinë e hershme, zakonisht para moshës pesë vjeçare.

Ka ecuri kronike, por është sëmundje beninje dhe kalimtare. Incidenca e PFAPA nuk dihet, por duket të jetë më e zakonshme sesa mendohej.

 

Cilat janë shkaqet e sëmundjes?

 

Shkaku i sëmundjes nuk dihet. Gjatë simptomave të përmendura aktivizohet sistemi imunitar, i cili shkakton inflamacion të vetëlimituar, pasi nuk ka inflamacion ndërmjet dy episodeve. Gjatë sulmit nuk janë të pranishme shkaqet infektive.

Little girl having a cold  PFAPA  syndrome stock pictures, royalty-free photos & images

A është sëmundja e trashëgueshme?

 

Deri më tani, shkaku gjenetik i sëmundjes nuk është zbuluar, megjithëse mund të shfaqet në familje.

 

A është sëmundja ngjitëse?

 

Jo.

 

Cilat janë simptomat kryesore?

 

Simptoma kryesore është temperatura e përsëritur e ndjekur nga dhimbje të fytit, plagë në gojë ose rritje të nyjeve limfatike në qafë. Episodet e etheve ndodhin papritur dhe zgjasin tre deri në gjashtë ditë. Gjatë episodit, fëmija duket shumë i sëmurë dhe ka të paktën një nga tre simptomat e përmendura më sipër. Episodet e febrilitetit përsëriten çdo 3-6 javë, ndonjëherë në intervale shumë të rregullta. Në mes të episodeve, fëmija është mirë dhe zakonisht aktiv.

 

Diagnoza dhe trajtimi?

 

Nuk ka teste të qarta për ta diagnostikuar, por diagnoza e sëmundjes bazohet në një kombinim të ekzaminimit klinik dhe testeve laboratorike (SE – eritrociti i sedimentimit ose CRP – një proteinë C-reaktive e ngritur gjatë sulmit).

Mother taking care of child  PFAPA  syndrome stock pictures, royalty-free photos & images

A mund të trajtohet apo kurohet?

 

Nuk ka kurë specifike për sindromën Pfapa. Qëllimi i trajtimit është të kontrollojë simptomat gjatë krizave, zakonisht përdoret paracetamol ose ibuprofen. Një dozë e vetme e prednizolonit, e dhënë kur shfaqen simptomat, është treguar se shkurton kohëzgjatjen e një ataku. Gjithashtu, heqja e bajameve mund të parandalojë shfaqjen e kësaj sindrome, por ende nuk dihet se cili mekanizëm funksionon në këtë rast./natalmedia.com/

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kompjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forne tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts