Të mbaja në ëndrrat dhe mendimet e mia shumë para se të të mbaja në krahët e mia.

Mësoja ninullat të cilat do t’i pëshpërisja dhe të vnoja në gjumë .

Të kam njohur para se të të takoja, kam folur për ty para se të ekzistosh. Të kam dashur shumë kohë para se të të shihja në imazhet bardh e zi me buzët e tua, duke e ditur që së shpejti do t’i puthja me të miat.

Të kam dëgjuar zërin shumë kohë para se të lindësh dhe të qash për herë të parë.

Ajo rrahje e parë e zemrës, ajo që kumbonte dashuri dhe lehtësim, rrahje e shpejtë që ngadalësonte kohën. Të kam dashur shumë kohë para se të jesh ngjizur, ndërsa rrija duke pritur për dy viza që të ndryshonin jetën.

Të kam ndjerë shumë kohë para se të të prekja. Unë e ndava zemrën time me ty para se ti ta përvetësoje plotësisht.

Ndava histori, ato se si takova babanë tënd, fotot tona që tashmë rrinë në raftin tënd.

Kam ndarë me ty emocione të pathëna që e di që mund t’i ndjesh.

Ndërsa po errësohet, pyes veten nëse do të vish sonte? Jam nervoze. Unë nuk di aq shumë. Por e di që të dua. Unë jam gati, ashtu si edhe ti. Shihemi së shpejti, Me dashuri, nëna jote! /natalmedia.com/

 

Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia

SHPËRNDAJE:

Related posts