Psikiatri amerikan J.M. McDonald, gjatë karrierës së tij studioi sjelljen e më shumë se 100 kriminelëve, ai sjëllë disa faktorë kryesor të cilat ndikojnë drejtë përdrejt në formimin e një psikopatit dhe vrasësit serik.
Abuzimi me kafshët
Shenja e parë dhe shumë e dukshme e çrregullimit psikopatik tek fëmijët.
Nëse i keni shpjeguar fëmijës se është gabim të tërhiqni macen nga bishti ose qenin nga veshi, fëmija ju ka kuptuar dhe nuk e bën më, nuk keni arsyje për t’u shqetësuar. Por, kur fëmijët e shpërfillin shpjegimin tuaj, dhe madje fillojnë edhe më shumë të abuzojn ose të vrasin kafshët, është koha për të ndërmar masa.
Kjo është në fakt se si një vrasës i mundshëm serik shpreh zemërimin e tij ndaj krijesave të pafuqishme. Ajo që konfirmoi më tej lidhjen midis torturës së kafshëve dhe psikopatisë së ardhshme është se rezultoi se vrasësit serik shpesh përdorin të njëjtat metoda të torturimit dhe vrasjes së viktimave të tyre që përdornin në fëmijëri mbi kafshët.
Adhurimi i zjarrit
Piromania ose dashuria për të vënë zjarrin është një tjetër shenjë e dukshme.
Është një mënyrë tjetër e psikopatit të ardhshëm për të shprehur zemërimin dhe inatin e tij.
Urinimi gjatë natës
Një shenjë e diskutueshme, por shpesh treguese sigurisht, kjo nuk do të thotë që çdo fëmijë që ka problem me urinimin gjatë natës do të bëhet përbindësh në të ardhmen, por Macdonald besonte se ky çrregullim i fshikëzës mund të jetë shkaku i abuzimit me kafshët dhe piromania, sepse urinimi i tillë është shumë poshtërues për një fëmijë. Kjo është një ndër arsyejet pse fëmija ofendohet dhe pëson tallje nga miqtë e tij dhe nëse prindërit nuk reagojnë më kohë, mund të kemi pasoja në të ardhmën.
Një shembull është Andrei Chikatilo, vrasësi serik më famëkeq dhe më mizor në Bashkimin Sovjetik. Më vonë u zbulua se ai vuante nga urinimi në shtrat si fëmijë dhe sa herë që urinonte, nëna e tij e rrihte. Disa vite më vonë, ai filloi të ndjejë knaqësi duke parë fëmijët e tjerë që vuanin, gjë që çoi në kanibalizëm dhe krime jashtëzakonisht mizore që ai kreu për 12 vjet kundër 53 grave.
Psikiatri J.M. McDonald zbulonë edhe katër shenja të tjera të psikopatisë
Ai ju këshillonë t’i kushtoni vëmendje, sepse filli midis sjelljes normale dhe jonormale ndonjëherë është shumë, shumë i hollë.
Thyerja e rregullave
Sigurisht, nuk ka asnjë person që nuk ka thyer një rregull në fëmijëri. Por fëmijët me prirje psikopatike e shohin thyerjen e rregullave krejt ndryshe – ngritja e adrenalinës gjatë atij veprimi i bën ata të ndihet superior dhe dominues. Ata me vetëdije të plotë nuk respektojn rregullat dhe kufit e vendosura nga prindërit ose mësimdhënësit.
Gënjeshtra pa pendim
Nëse një fëmijë gënjen sepse ka frikë se mos ndëshkohet, arsyeja është plotësisht e kuptueshme. Por, nëse një fëmijë gënjen vetëm sepse ai ndihet mirë kur gënjenë pa ndjenjën e keqardhjes dhe me një shprehje shumë bindëse të fytyrës, ka arsye për t’u shqetësuar, thonë ekspertët. Ndoshta diçka nuk shkon me ta, ndoshta thjesht u pëlqen të gënjejnë, ndoshta fantazojnë shumë, por kur kapni në gënjeshtër një fëmijë me prirje psikopatike, prisni një zemërim të madh ose një sulm histerik. Një përgjigje e tillë është një formë manipulimi dhe shprehje inati, por jo sepse e dinë se kanë gabuar, por sepse gënjeshtra e tij është kuptuar.
Ngacmues
Fëmijët bëhen ngacmues për arsye të ndryshme – duan vëmendje, fuqi, imitojnë prindërit e tyre dhunues, idhujt e tyre… Ka shumë arsye, por jo çdo ngacmues i vogël në të ardhmen është psikopat. Ajo që e dallon një psikopat të ardhshëm nga sjellja e papjekur e një fëmije është se atyre ju pëlqen kur të tjerë ju veshkaktojnë dhumbje.
Mungesa e ndjeshmëris
Fëmijët me prirje psikopatike nuk shfaqin frikë aq lehtë si moshatarët e tyre dhe nuk ndiejnë të njëjtën sasi stresi. Ata nuk e kanë idenë se çfarë është dhembshuria.
Psikologia Heather Irvin thotë se viti i parë i jetës së një fëmije është vendimtar në përcaktimin e shëndetit të tyre mendor në të ardhmen:
“Askush nuk bëhet psikopat në moshën e mesme. Vëmendje duhet t’i kushtohet sjelljes në fëmijërin e hershme dhe mënyrës së prindërimit. Për shembull, nëse foshnja qau shumë për 6 muajt e parë dhe askush nuk i kushtoi vëmendje, truri i foshnjës e mban mend këtë dhe arrin në përfundimin se ndjenjat nuk janë të rëndësishme. Strukturat e tjera të trurit janë formuar në bazë të këtij koncepti”, shpjegon Irvin.
Psikologët zbulojnë gjithashtu një fakt interesant – nëse një fëmijë është rritur në një mjedis të mirë e të qetë dhe pas vitit të pestë të jetës përjeton një formë dhune, shanset që ai të bëhet psikopat në të ardhmen janë shumë më të ulëta në krahasim me fëmijët që kanë përjetuar dhunë në vitin e parë të jetës, sepse vetëdija e tyre tashmë është zhvilluar.
Kjo do të thotë se prindërit përveç që kanë detyrimin të kujdesen për shëndetin e fëmijës, janë përgjegjës edhe për botëkuptimin e fëmijës.
Shënim i ekspertit: Në disa raste, nëse një fëmijë shfaq disa nga këto shenja, mund të jetë gjithashtu një përgjigje ndaj veprimeve të papërgjeqshme të prindërve.
Me ndërprerjen e sjelljes së keqe prindërore, do kemi fëmijë me një shëndet stabil mendor. /natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”