Ardhja e një foshnje në familje, si të sillemi me fëmijën e madh?

Ardhja e bebit në familje është një bekim dhe gëzim për gjithë familjen, mirëpo për fëmijën e madh mund të jetë moment stresues veçanërisht për fëmijën i cili është rritur i vetëm. Sjellja e prindërve luan një rol të madh në menaxhimin e situatës. Fëmija juaj mund të shfaq sjellje frustruese për ta tërhequr vëmendjen tuaj.

Ndryshimi që sjell ardhja i një antari të ri në familje ka një ndikim të madh tek një fëmijë që është rritur si fëmijë i vetëm por nëse prindërit kanë qëndrim të duhur dhe të saktë fëmija i madh nuk do ndihet i lënë pas dore.

Rrethi juaj do ketë këshilla të ndryshme se si ta menaxhoni situatën. Disa nga ato këshilla mund të mos ju pëlqejnë mirëpo çdo veprim i juaj duhet të jetë i matur dhe i kujdeshëm. Duhet të dini se kjo gjendje është më se normale.

Fëmija duhet të jetë i përgaditur për ardhjen e foshnjes nga fillimi i shtatzënisë. Flisni me fëmijën tuaj se si do të duket bebi, çfarë ndryshimesh do të sjellë ardhja e një motre ose vëllau me të cilin do të luaj, do të mësojnë shumë gjëra së bashku, se sa e bukur është të dhurosh dashuri, e gjëra të ngjajshme.

Me ardhjen e bebit në familje inkurajoni empatinë tek fëmija i madh, flisni me të se edhe ai ishte i vogël i pafuqishëm, se kujdesi dhe dashuria nuk do t’i mungojë asnjërit nga fëmijët.

Angazhimi i fëmijës rreth bebit është i domosdoshëm. Vlersojeni ndihmën e tij, asesi mos e leni me një anë fëmijën që të ndihet i pa dobishëm dhe i lënë pas dore.

Prindërit duhet të kuptojnë drejt rolin e tyre të prindërimit barazi mes fëmijëve. T’i kushtojnë vëmendje emocioneve dhe shëndetit të përgjithshëm mendor. Qasja e fëmijës së madh në situatat e tilla varet shumë nga mbështetja e çdo antarit të familjes e në veçanti atë të prindërve.

 

.

Në situata të tilla, para së gjithash është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje në ndryshimin e sjelljes siç është:

  • heshtja,
  • të qajturit pa ndonjë shkak,
  • shmangia e aktiviteteve në të cilat fëmija ka marrë pjesë më parë,
  • grindjet,
  • zemërimi,
  • mos koncentrimi në mësime,
  • çrregullimet me gjumin ose në të ngrënit,
  • urinimi në gjumë e sjellje tjera të ngjajshme.

Gjithashtu është e rëndësishme që mos të reagohet dhunshëm, me qortime, kritika, ngritje zëri, sepse mund të përkeqësojmë gjendjen në sjelljen e fëmijës dhe mund të rritë dozën e zemërimit tek ai.

Prindërit nuk mund ta ndihmojnë fëmijën nëse ata nuk janë të qetë. Është e rëndësishme t’i afroheni fëmijës me qetësi duke treguar interesim për të zgjedhur problemin e tij pa e turpëruar apo poshtëruar atë për veprimet e tij, si “ti je i vrazhdë”, “je i pasjellshëm”, e fjalët të ngjajshme të cilat përbuzin integritetin e fëmijës.

Fëmijës i duhet kohë për të mësuar t’i shprehë emocionet e tij dhe çfarëdo presioni që i adresohet fëmijës do ta pamundësoj dhe përkeqësoj gjendjen e tij emocionale.

Qasja e qetë e prindërit jep mesazh fëmijës se ju jeni aty për të, të gatshëm për ta dëgjuar, pa e ndëshkuar, kërcënuar apo ndëshkuar atë./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts