Cilat janë shenjat e para të pubertetit tek vajzat?

Puberteti shpesh fillon më herët nga sa mendojnë prindërit, veçanërisht për vajzat. Njohurit rreth këtij procesi do t’ju bëjnë më të vetëdijshëm për ndryshimet fizike të cilat ndodhin tek vajzat. Pasi të dini se cilat janë këto ndryshime, do të jetë më e lehtë ta ndihmoni vajzën tuaj t’i përballojë ato.

Nuk është vetëm cikli menstrual shenjë e pubertetit, më poshtë do t’i cekim shenjat tjerta të cilat tregojnë për ndryshime fizike.

Rritja e gjoksit

Vajzat zakonisht hyjnë në pubertet midis moshës 8 dhe 13 vjeç. Shenja më e hershme e pubrtetit tek shumica e vajzave është rritja e gjoksit. Mund të ketë ndryshim në madhësinë mes dy gjinjëve kjo gjë nuk është alarmante sepse me kalimin e kohës do barazohet madhësia e tyre, si dhe thithkat e tyre do jenë të ndieshme në prekje. Rritja jo e barabartë dhe dhimbja e gjoksit janë krejtësisht normale dhe zhduken shumë shpejt.

Rritja e qimeve

Qimet fillimisht fillojnë të rriten në zonën gjenitale, nën sqetulla dhe në këmbë. Tek disa vajza (rreth 15%), qimet mund të jenë shenja e parë pubertetit –duke u shfaqur edhe para rritjes së gjoksit.

Sekrecionet vaginale

Tek disa vajza ky sekrecion shfaqet në sasi të vogla deri tek ajo mesatarja 6-12 muaj para ciklit të parë menstrual. Rritja e hormonit estrogjen është përgjegjës për shfaqjen e sekrecionit vaginal.

Cikli i parë menstrual

Shumica e vajzave mund të kenë ciklin e tyre të parë 2-3 vite pas rritjes së gjoksit. Mesatarja e moshës tek vajzat e paraqitjes së ciklit të parë është 12 vjeç edhe pse disa vajza edhe para kësaj moshe mund të kenë ciklin e tyre të parë.

 

Ngjyra e gjakderdhjes ndryshon. Cikli i parë menstrual mund të jetë ngjyrë e kuqe të ndezur, kurse tek të tjerat mund të  ketë vetëm me rrjedhje të kuqe–kafe. Disa vajza mund të kenë cikël të rregullt një herë në muaj por nuk përjashtohet mundësia të jenë më të ralla gjatë vitit të parë pasi çdo organizëm reagon ndryshe ndaj ndryshimeve të tilla.

Vlen të ceket se koha mes dy cikleve është 21-35 ditë.

Dhimbjet e stomakut gjatë ciklit menstrual janë normale. Mund të trajtohen me qetësues kundër dhimbjeve. Megjithatë, nëse dhimbja është e fortë rekomandohet vizita mjekësore.

Rritja

Rritja trupore tek vajzat merr hov atëherë kur nis zhvillimi i gjoksit të tyre. Me fillimin e ciklit të parë rritja trupore ngadalësohet. Shumica e vajzave rriten rreth 1-2 centimetra pas ciklit të parë menstrual.

Forma e ijeve

Trupi i vajzës tuaj të vogël tani do të formohet në një vajzë të rritur. Kjo do të jetë më e dukshme në zonën e ijeve, ijet e saj do të bëhen më të gjëra.

Ndryshime të tjera të zakonshme

 

Shumë të rinjë kanë probleme me akne gjatë pubertetit. Kjo mund të lidhet me ndryshimin e nivelit hormonal gjatë kësaj periudhe. Djersitja nën sqetull dhe era e shtuar e trupit janë gjithashtu ndryshime normale dhe nuk ka vend për shqetësim, një dush i shpeshtë mund lehtëson problemet me lëkur të yndyrshme dhe të djersitur./natalmedia.com/

 

“Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 

 

SHPËRNDAJE:

Related posts