Ne i duam binjakët! Ata janë aq të lezetshëm! Që nga foshnjat, deri më vonë, në moshën madhore, binjakët gjithmonë magjepsin shumë njerëz dhe tërheqin vëmendjene të gjithëve. Në botë lindin tre çifte binjakësh për 1000 lindje. Binjakët identikë kanë të gjitha karakteristikat identike përveç shenjave të gishtërinjve. Në qytetin e vogël Candido Godoi, në Brazil, deri në dhjetë për qind e fëmijëve të lindur janë binjakë. Në Brazil, çdo lindje e njëqindtë është binjake Gratë që hanë më shumë produkte qumështore kanë pesë herë më shumë gjasa të mbeten…
Category: TË ETIKETUARA
E vërteta është se këmbët rriten gjatë shtatzënisë! Kërkimet kanë zbuluar pse ndodh ky ndryshim
Një grua gjatë shtatzënisë, por edhe pas lindjes, përjeton ndryshime të mëdha fizike. Përveç shtimit të peshës trupore, gjinjtë e çdo gruaje shtatzënë zmadhohen, shikimi mund të përkeqësohet. Shumica e grave shtatzëna thonë se flokët e tyre nuk kanë qenë kurrë aq të trasha dhe të shndritshme sa gjatë shtatzënisë. Pas lindjes, shumica e grave shtatzëna duan të rrikthejnë peshën e tyre, por ka një pjesë të trupit që nuk do të kthehet kurrë në gjendjen e mëparshme. Këto janë, këmbët që mund të rriten gjatë shtatzënisë. Siç tregon hulumtimi,…
Pse ndërhyrja e hershme tek fëmijët me autizëm?
Shkruan: Pukjana Geci – Psikologe dhe terapiste Njerëzit shpesh befasohen kur dëgjojnë që trajtimi i autizmit mund të fillojë qysh në moshën 18 muajshe. Pse kaq herët?” Autizmi mund të zbulohet tek një fëmijë qysh në moshën 16 – 18 muaj. Një diagnozë e saktë e çrregullimeve të spektrit të autizmit mund të bëhët me besueshmëri edhe në 18 muaj. Nga këndvështrimi i neuroshkencës, ka prova dhe studime të shumta mbi neuroplasticitetin – nëse ndërhyjmë herët, kemi një shans më të mirë për të ndryshuar trurin në zhvillim. Kjo është…
Komunikimi është gjithçka, Logopedia është çelësi
Shkruan: Egzona Maloku – Logopede Logopedia është një fushë e cila praktikohet nga specialistë të quajtur logopedë, të cilët janë të aftë të vlerësojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive, çrregullime të zërit dhe të gëlltitjes. Logopedia fokusohet tek përmirësimi i të folurit të fëmijëve e të të rriturve dhe tek përmirësimi i aftësive për të kuptuar dhe për të shprehur gjuhën, përfshirë edhe gjuhën jo verbale. Roli i logopedit karakterizohet nga një qasje metodike ndaj terapisë së të folurit: nxjerrja e një historie mjekësore dhe kryerja…
Fëmijët që lexojnë libra të shtypur janë më të suksesshëm se sa bashkëmoshatarët e tyre që lexojnë libra elektronik
Leximi në çfarëdo forme është i nevojshëm dhe dobiprurës, mirëpor leximi i librave të shtypur ka një efekt më të mirë sesa librat elektronikë. Në një studim në nivelin global janë përfshirë 600,000 fëmijë nga 30 vende të ndryshme të botës. Ajo që treguan rezultatet, është se fëmijët që lexonin versionet e librave të shtypur kishin deri në 49 pikë më shumë sesa fëmijët që lexonin librat dixhital. Gjithashtu, fëmijët që lexojnë versione të shtypura të librave raportojnë një nivel më të madh të kënaqësisë gjatë leximit si dhe më…
ÇFARË TË BËNI KUR DIKUSH QORTON FËMIJËN TUAJ
Le të themi se fëmija juaj po luan në park, ju jeni afër, por jo pranë tij. Një vogëlush zihet me fëmijën tuaj dhe më pas prindi i atij fëmije ose një i rritur tjetër qorton fëmijën tuaj. Ose, ndoshta jeni duke vizituar një të afërm, fëmija juaj po luan në dhomë me kushëririn e tij të vogël dhe një nga të rriturit e qorton. Si do të reagonit? Nga çfarë varet reagimi? Kur një i rritur qorton një fëmijë, reagimi i parë i prindërve është zemërimi dhe arsyeja…
Disa karakteristika e fëmijëve të llastuar
Si prindër, rritja e fëmijëve tanë është jashtëzakonisht e rëndësishme për mënyrën se si do të sillen kur të rriten dhe si do të përballen me sfidat e jetës. Prisni trajtim të veçantë Njerëzit egoistë nuk e kuptojnë mirënjohjen. Ata nuk mendojnë se të tjerët kanë shqetësime që duhet t’i trajtojnë ato që janë po aq të rëndësishme. Ata gjithmonë zgjedhin se çfarë loje të luajnë, dhe nëse nuk bëjnë siç e imagjinonin, mërziten dhe shpërthejnë në vaj njerëzit që presin trajtim të veçantë shpesh duan që gjërat të…
A ndikon lëngu në vesh në të folur?
Pyetje: Përshëndetje! Kam vajzën 25 muajshe dhe ende nuk fletë. E kam pas në vizitë tek doktori i ORL-së diagnoza është se vajza ka ujë në vesh, tani do të operohet, a ndikon kjo gjendje në të folur? Përgjigje: Përshëndetje, kur një fëmijë ka lëng në vesh, lëngu redukton zërin duke udhëtuar nëpër veshin e mesëm dhe në këtë mënyrë tingulli mund të mbytet ose të mos dëgjohet. Fëmijët që përjetojnë këto probleme me vesh mund ta bëjë më të vështirë për fëmijët të dëgjojnë dhe kjo mund të çojë…
Ushqimet më të rëndësishme në shtatzëni për zhvillimin e foshnjës
Ushqimi gjatë shtatzënisë duhet të jetë i pasur me drithëra, fruta, perime dhe proteina. Ju sjellim një listë ushqimesh që do t’u sigurojnë të gjitha nënave të ardhshme ushqim cilësor, acid folik të mjaftueshëm, hekur dhe acide yndyrore omega-3 Gjatë shtatzënisë, rregullat e një diete të shëndetshme mbeten të njëjta: shumë fruta, perime, drithëra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme. Megjithatë, disa lëndë ushqyese gjatë shtatzënisë meritojnë vëmendje të veçantë. Mish viçi Aminoacidet në proteina ndërtojnë çdo qelizë në trupin tuaj dhe të foshnjës suaj. Ushqimet e pasura me proteina gjithashtu e mbajnë urinë tuaj ‘nën kontroll’ sepse stabilizon sheqerin…
Historia e një miqësie e pazakontë
Disa vite më parë, gomari i fermerit Mehmet papritmas u sëmurë kështu që ai humbi edhe dëgjimin. Fermerët vazhdonin të pyesnin Mehmetin pse kujdeset dhe e ushqen një gomar nga i cili nuk ka më asnjë dobi. Përgjigja e tij ishte: “Për 15 vite me radhë ai më ka shërbyer dhe ishte i dobishëm, plotë 15 vite mbi shpinën e tij kam ngarkuar shumë barrë, tani ka ardhur koha që unë atij t’i shërbej dhe këtë shërbim po e bëjë tani e pesë vite”. Historia e një miqësie e pazakontë,e…
Ja çfarë i shkakton qimet e fytyrës tek femrat
Të gjitha femrat kanë qime në fytyrë dhe në trup, por zakonisht janë shumë të holla dhe me ngjyrë të çelur, kështu që është më e vështirë të vërehen. Rënia e flokëve tek femrat ndodh në moshën e vonshme ose për shkak të çekuilibrit hormonal dhe mund të jetë tregues se diçka serioze po ndodh në trupin tuaj si pasojë e një problemi shëndetësor. Qimet e tepërta ose të padëshiruar në trupin dhe fytyrën e një gruaje quhet hirsutizëm – Mund të jetë rezultat i shumë problemeve shëndetësore …
Fëmija ka pasur një aksident dhe vazhdimisht përpiqet të tregojë çfarë ka ndodhur
Pyetje: Pëshëndetje! Para disa javësh, djali im 3 vjeç ka pas një aksident në makinë ku ishte bashkë me kujdestaren e tij. Falë Zotit, të dy kanë shpëtuar dhe janë shumë mirë. Po vërej se djali im shpesh herë përpiqet të më tregojë çfarë ka ndodhur. Ka qajtë vetëm kur ka ndodhë aksidenti. Unë po mundohem të ia shperqendroj vëmendjen në mënyrë që të mos ia kujtoj ato që i ka kaluar. Ju lutem, më tregoni çfarë të bëjë a është kjo një traum? Përgjigje: Përshëndetje! Fillimisht, më vjen…
Këshilla se si të ndihmoni zhvillimin e të folurit të fëmijës tuaj sipas moshës
Shkruan: Egzona Maloku – Logopede Prindërit mund të bëjnë shumë për të ndihmuar zhvillimin e aftësive të të folurit/gjuhës së fëmijës së tyre – ju jeni partneri i tyre i parë dhe i preferuar i komunikimit! Të ulesh në dysheme, të luash, të këndosh dhe të bashkëveprosh me fëmijën tuaj përmes aktiviteteve dhe rutinave të përditshme i ndihmoni ata të mësojnë të komunikojnë dhe nuk duhet të ndani një kohë të posaçme për këtë por t’i mbani të përfshirë gjatë tërë kohës. Më poshtë gjeni disa këshilla se si të…
Përse është e rëndësishme të mos i nderprejmë fëmijët në lojë?
Shkruan: Pukjana Geci Psikologe dhe terapiste Si të rritur, na ndodh që ndonjëherë të pengohemi nga njerëzit e tjerë kur jemi duke zhvilluar një bisedë apo duke kryer një punë. E keni parasysh se sa frustruese mund të jetë kjo. Humbim rrjedhën e mendimit ose vazhdimin e gjërave që ne po bëjmw. Të mendojmë pak për fëmijët e vegjël se si mund të ndikojë kur i pyesim vazhdimisht: “Çfarë ngjyre ka lodra?” “Çfarë tingulli bën macja?” “Kush është ai?” “Sa monedha ka aty?” Sigurisht që synimi është i mirë kur…
Soda e bukës në shërbim të bukurisë dhe shëndetit
Erë e pakëndshme e djersës Prania e kripërave të aluminit në deodorant rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të tjera malinje. Era e pakëndshme e djersës nën sqetulla eliminohet me sukses nga soda e bukës. Nëse aplikoni një sasi të vogël të saj në sqetull të thatë dhe të pastër, mund të jeni të qetë për 24 orë gjatë gjithë ditës – pa erë të pakëndshme! Kundër erës së pakëndshme të këmbëve Pas një dite të lodhshme, një zgjidhje me ujë të ngrohtë dhe sodë buke (3…