Si t’i mësojmë fëmijët t’i vlerësojnë gjërat që i posedojnë?

    “E sheh sa lodra ke, ne i blejmë të gjitha dhe je ende i pakënaqur, nuk di të vlerësosh asgjë”. Këto fjali janë thënë shpesh në afekt nga shumë prindër, të cilët shqetësohen për faktin se u ofrojnë gjithçka fëmijëve të tyre dhe ata shpesh janë mosmirënjohës.   Edhe pse janë të vegjël dhe të pafuqishëm, fëmijët e moshës dy ose tre vjeç mund t’i shprehin ndjenjat e tyre përmes një buzëqeshjeje ose një vizatimi. Në fakt ata kështu shprehin mirënjohjen e tyre për mamin dhe babin dhe kjo…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si mund ta dalloni nëse fëmija juaj është i varur nga përdorimi i celularit?

  Përdorimi i celularëve tek fëmijët është i lidhur ngushtë me prirjen drejt një reagimi ndaj dopaminës. Dopamina është një neurotransmetues në tru që vepron si një ndërmjetës kimik midis qelizave nervore. Dopamina çlirohet kur lidhni një aktivitet të caktuar me kënaqësinë ose në situata ku truri pret një shpërblim. Ndjenja e kënaqësisë ose e shpërblimit ju inkurajon të përsërisni një sjellje të caktuar, domethënë trupi juaj kërkon një arsye për të sekretuar më shumë dopaminë. Me një nivel të reduktuar të dopaminës në trup, njerëzit bëhen të pamotivuar dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si ta mbroni foshnjën tuaj nga temperaturat e larta?

Si ta ndihmoni fëmijën tuaj dhe ta mbroni atë nga nxehtësia – ju sjellim 4 këshilla të rëndësishme që ulin rrezikun e goditjes nga nxehtësia. Ardhja e vapës së verës është një sfidë për shumë prindër – si t’i mbroni të vegjlit tuaj ngarrezet e forta të diellit dhe goditjet nga nxehtësia? Foshnjat nuk janë në gjendje të rregullojnë temperaturën e trupit të tyre, ndaj janë në rrezik më të madh dhe atyre duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë. Ashtu si të rriturit, foshnjat dhe fëmijët e vegjël mund të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Nëse nuk mund të mbeteni shtatëzënë -Endometrioza mund të jetë shkaktari kryesor

  Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet   Endometrioza përkufizohet si prania e indit të ngjashëm me endometriumin (indi i brendshëm i mitrës) jashtë mitrës, i cili çon në një reaksion inflamator kronik të indeve, dhimbje dhe infertilitet. Endometrioza është një problem shkaktari i të cilit ende nuk dihet. Gjithashtu, simptomat e endometriozës variojnë nga fakti që disa gra nuk kanë fare simptoma, deri tek fakti se ato janë shumë të dukshme dhe të ndjeshme. Megjithatë, mungesa ose prania e simptomave nuk tregon shkallën…

SHPËRNDAJE:
Read More

Lërini fëmijët të frymojnë, nuk kanë nevojë që çdo gjë t’u serviret

“Nuk ka asnjë dëm t’i afroni fëmijës tuaj komoditetet e disponueshme të botës moderne, por gjithashtu lërini hapësirë ​​që ai të eksplorojë dhe të gjejë vetë rrugën e tij. Një sasi e caktuar zhgënjimi si dhe mosrealizimi një kërkese është e nevojshme për zhvillim të shëndetshëm. Krijoni me fëmijët tuaj një raportë të shëndosh mbi bazat e besimit. Mos humbni kohë duke bërë kërkime ne google se si të zgjidhni problemin, fëmijët tuaj janë aty, në dhomën tuaj të ndenjjes – bisedoni me ata”. “Një foshnje ka nevojë për krahët…

SHPËRNDAJE:
Read More

Çfarë është dashuria…nga këndvështrimi i një fëmije

Një grup fëmijësh 4-8 vjeç u pyetën: “Çfarë është dashuria?” Përgjigjet që morën ishin të gjera dhe të thella. Askush nuk i priste shpjegime të tilla. Fëmijët u treguan atyre se çfarë është filozofia e vërtetë dhe fuqia e vëzhgimit. – “Kur gjyshja ime u sëmurë nga artriti, ajo nuk mund të përkulej më dhe të lyente thonjtë e këmbëve, dhe këtë gjë e bëri gjyshi për të. Kjo është dashuri!” (Rebeka, 6 vjeç) – “Kur dikush të do, ai e shqipton emrin tënd në mënyrë të veçantë”. (Bill, 4…

SHPËRNDAJE:
Read More

Këshilla që çdo djalë duhet t’i dëgjojë nga babai i tij

Figura e babait luan rol kyq në formimin e karakterit të fëmijës. “Kam dështuar shumë herë” Fëmija është i prirur të besojë se babai i tij ka qenë çdo herë i sukseshëm, por ai duhet ta dijë që nga fëmijëria e hershme se babai i tij në përpjekje për të arritur sukses ka dështuar shumë herë dhe se dështimi asnjëher nuk mund të të ulë vlerën tënde si njeri.   “Duhet të bësh veten të lumtur në mënyrë që t’i bësh të tjerët të lumtur” Një djalë duhet të mësojë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si duhet të veproni kur një fëmijë godet fëmijën tuaj?

Sjellja e fëmijëve të vegjël vërtet mund të krijoj  konfuzitet tek prindërit – ata mund të jenë shumë të gjallë, të paparashikueshëm, të hyjnë në konflikte me moshatarët e tyre, por shumë shpejtë të harojnë mosmarveshjet dhe të vazhdojn lojën. Prindërit shpesh shqetësohen kur zbulojnë se fëmija i tyre është përfshirë në një zënkë. Në momente të tilla, prindërit ndihen të pafuqishëm, të frustruar dhe të përfshirë nga emocionet, dhe shumë prej tyre pyesin veten se çfarë të bëjnë kur një fëmijë tjetër, godet fëmijën e tyre?   Çfarë duhet…

SHPËRNDAJE:
Read More

Qumshti i bletës, qumsht magjik apo “ilaçë i mrekullive”!

Shkruan: Dr Ismail Lutolli specialist Pediatër subspecialist Dietolog-Nutricionist   Ç’është qumështi i bletës? Qumështi i bletës “shëron çdo sëmundje” !!! A guxon te përdoret te fëmijët e vegjël ? Cilat janë dozat e përdorimit në mosha të ndryshme ?   Qumështi i bletës është quajtur edhe “ilaçi i mrekullive” apo “ilaq qudibërës“ dhe shpesh është parë si “shkop magjik” që shëron çdo sëmundje dhe përdorimi i tij ka ardhur duke u shtuar, sidomos viteve të fundit. Ështe i saktë konstatimi se qumështi i bletës ka efekte kuruese dhe mund të…

SHPËRNDAJE:
Read More

9 gjërat që çdo nënë duhet t’i mësojë vajzës së saj

Ndërsa vajza juaj rritet, edhe para se të arrijë adoleshencën, do të vini re se ajo është e interesuar për të njohur trupin e saj dhe ndryshimet që pëson trupi gjatë rritjes. Kjo është krejtësisht normale. Inkurajoni fëmijën tuaj të bëjë pyetje dhe nxitni kuriozitetin, në mënyrë që të keni biseda të hapura dhe të sinqerta me të.   “Gjëja më e rëndësishme është koha që kaloni së bashku dhe një komunikimit të hapur. Hulumtimet tregojnë se koha e frytshme e kaluar së bashku reduktojnë sjelljet e rrezikshme në adoleshencë.…

SHPËRNDAJE:
Read More

Çfarë duhet të kemi parasysh në rritjen dhe edukimin e vajzave?

Është e vështirë të rritësh vajza. Bota është plot me pritshmëri të vjetruara për vajzat, mesazhe kulturore të fokusuara thellësisht në formën e trupit të tyre dhe vlerën e pamjes së tyre si një koment për vlerën e tyre të përgjithshme. Nuk është detyrë e lehtë t’i udhëzosh ato në vetëvlerësimin e tyre. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, prindërit me qëllime të mira shpesh përdorin fraza të zakonshme në përpjekje për të shpjeguar sjelljen e keqe ose për të ngritur vetëbesimin tek vajzat e tyre. Këto fraza në…

SHPËRNDAJE:
Read More

Depresioni – një armik i padukshëm

Jeta është një aventurë e paparashikueshme e mbushur me ulje dhe ngritje. Ndonjëherë ne përballemi me situata që na lënë të thyer, të dëshpëruar dhe të rraskapitur. Depresioni është një armik i padukshëm që na sulmon shpirtin, duke na lënë pa forcë për t’u përballur me sfidat e përditshme të jetës.   Depresioni nuk është thjesht një trishtim kalimtar që ndonjëherë na pushton. Është një gjendje e rëndë mendore që mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë tonë për të funksionuar. Ndjenja e trishtimit, dëshpërimit, humbja e interesit…

SHPËRNDAJE:
Read More

Si të rrisim një fëmijë me një inteligjenc sociale?

Inteligjenca sociale është shumë e rëndësishme për jetën në shoqërinë moderne. Fëmijët tanë jetojnë në një botë komplekse ku një nga gjërat më të rëndësishme është marrëdhënia me njerëzit e tjerë. Pranimi në shoqëri ka qenë gjithmonë shumë i rëndësishëm për secilin nga ne. Teknologjia dhe rrjetet sociale mundë sojn njohurit marrjen e njohurive të  reja por sjell edhe sfida të ndryshme për fëmijët tanë një  ndër to është të jetuarit e një jete virtuale që ndikon në socializimin e tyre.   Fëmijët tanë nuk kanë një instinkt të lindur…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fjalët e para të fëmijës tim

Shkruan: Egzona Maloku Logopede   “Fjalët e para të foshnjës janë si lindja e parë e diellit. Ato ndodhin dhe atëherë e kupton se sa më e ndritshme është bërë bota jote.”   Nuk ka asgjë më ngazëlluese se dëgjimi i fjalëve të para të fëmijës suaj. Muajt ​​e zhvillimit të gjuhës mund të jenë shumë argëtues– veçanërisht kur keni pritur me padurim fjalën e parë “mami” ose “babi”. Nga 9 muajsh fëmija juaj ndoshta do të fillojë të bashkojë tingujt “ma-ma” dhe “ba-ba” pa e ditur domosdoshmërisht se çfarë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Neglizhenca – abuzimi emocional është më e rrezikshme se sa abuzimi fizik

  Dallimi mes neglizhencës dhe abuzimit është sikur shembulli i bimës të lënë në një hapësirë të errët pa ujë dhe presim që ajo të lulëzoj   Nga të gjitha përvojat lënduese, neglizhenca është më e rrezikshme, sepse nuk shihet, nuk ka sanksione për prindin si me abuzimin fizik, dhe tek fëmija lë shumë dhimbje dhe pasoja në emocionet e tij. Neglizhenca mund të përshkruhet edhe si një përvojë e fëmijës në munges të komunikimit me prindërit, veqanërisht kur prindërit nuk komunikojnë me botën e brendshme të fëmijës, mungesa e liris së…

SHPËRNDAJE:
Read More