Pirja e duhanit dhe sasitë e mëdha të kafeinës kanë qenë deri tani të lidhura me një rrezik në rritje të komplikimeve të shtatzënisë, lindjes së parakohshme dhe ngadalësimit të rritjes së fetusit. Në një studim erdhën në përfundim se gratë që pinin duhan gjatë shtatzënisë kishin pothuajse tre herë më shumë gjasa të lindnin para kohe krahasuar me jo-duhanpirëset. U zbulua gjithashtu se foshnjat e lindura nga nënat duhanpirëse kishin katër herë më shumë gjasa të lindin fëmijë me pesh të vogël, duke i vënë ato në rrezik të…
Category: NËNAT
Truket për të reduktuar të përzierat e mëngesit në shtatëzani
Mundimet e mëngjesit në shtatëzani është një nga mundimet më të pakëndshme të shtatzënisë, e përjetuar nga 50 deri në 70 për qind e grave. Edhe pse nuk zgjat gjithë shtatzëninë, por mesatarisht rreth 17 javë, mund të jetë shumë e pakëndshme për nënën e ardhshme. Megjithatë, duke zgjedhur ushqimet e duhura dhe duke menduar pozitivisht, mund të zvogëloni ndikimin e hormoneve që shkaktojnë të përziera. Ekspertët këshillojnë të konsumoni xhenxhefil, i cili është vërtetuar se redukton të përzierat, si dhe limonin, i cili mund të qetësojë stomakun tuaj. Rekomandohet…
Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e shpinës gjatë shtatzënisë
Dhimbja e shpinës zakonisht shkaktohet nga presioni i foshnjës në muskujt dhe nervat e shpinës, ndryshimet në nivelet e hormoneve dhe ndryshimet në qëndrimin tuaj. Pesha e foshnjës, e cila natyrshëm rritet, ushtron presion shtesë në shtyllën kurrizore dhe legen dhe ndikon në qëndrimin e gruas shtatzënë. Nën ndikimin e hormoneve, nyjet dhe muskujt përgatisin trupin për lindjen e fëmijës. Lexoni rekomandimet e gjinekologëve për të zgjidhur dhimbjet e shpinës. Vishni këpucë që janë pak të ngritura. Shmangni ngritjen e objekteve të rënda. Kur doni të merrni diçka nga dyshemeja,…
Disa këshilla për të shijuar plotësisht shtatzëninë tuaj
Gjatë nëntë muajve magjik, duhet të jeni sa më të relaksuar, por shumë gra shqetësohen edhe kur nuk ka arsye për këtë. Lexoni këshillat që do t’ju bëjnë të shijoni plotësisht shtatzëninë tuaj Mbusheni veten me energji Nëse keni shumë obligime, do të vini re se tani lodheni më shpejt. Për këtë janë përgjegjëse hormonet, përmes të cilave trupi ynë përpiqet t’ju “detyrojë” të ngadalësoni rritmin, si për të mirën tuaj ashtu edhe për të mirën e bebit. Hani shpesh ushqime në sasi të vogla që do t’ju kthejnë energjinë…
Po, shtatzënia nuk është sëmundje, por dhemb
Dhemb koka, dhembin këmbët, dhemb shpina, ngërçe barku, dhimbje stomaku, të vjella dhe ngërçe përsëri. Nuk mund të merrni asnjë ilaç, thjesht duhet të duroni dhimbjen. Shtatzënia nuk është një sëmundje, por kërkon kujdes, vëmendje, vizita, ekzaminime, e prapë vizita, ekzaminime dhe teste të tjera. Shtatzënia nuk është sëmundje, por kërkon shumë pushim, të hani mirë, të ndryshoni zakonet dhe ju kufizon. Gjithçka zgjerohet, zorrët, stomaku, shpina, shtrydh fshikëzën, shtrydh mushkëritë, nuk ka ajër, por foshnja duhet të përshtatet. Ju nuk mund të jeni nervoz, nuk guxoni të jeni, edhe…
Kur një grua është shtatzënë!
Kur një grua është shtatzënë, qelizat e frytit udhëtojnë në gjakun e saj dhe më pas qarkullojnë përsëri te fryti. Kjo quhet “mikrohimerizëm fetal”. Dhe kështu për 41 javë qelizat qarkullojnë dhe udhëtojnë nëpër placentë në të dy drejtimet, dhe pas lindjes së foshnjës, shumë prej këtyre qelizave mbeten në trupin e nënës, duke lënë gjatë gjurmë në inde, kocka, tru dhe lëkurën e nënës, dhe shpesh qëndrojnë atje për dekada. Çdo fëmijë që ka pasur një nënë do të lërë një shenjë të ngjashme në trupin e saj. Edhe…
Këshilla rreth gjidhënies
Çka duhet të veproni para lindjes; Si ta ushqeni bebin; Kontakti që lidh shpirtërisht Nënën me fëmiun Të gjithë kemi dëgjuar mbi përfitimet e pafund të qumështit të gjirit për bebin. Duke filluar nga posterët në spitale e në çdo klinike apo konsultore. Por kur bëhet fjalë te dhënia gji bebit ekskluzivisht për 6 muajt e rekomanduar (dhe 6 e më shumë të tjerë, por shoqëruar me ushqim bebi) rastet e suksesit nuk janë gjithëherë të kënaqshme. Pra përse është kaq e vështirë të realizohet diçka që të gjithë e…
A mund t’i dëmtojnë marrëdhëniet seksuale bebet gjatë shtatzanisë?
Problemet me seksin gjatë shtatëzënësisë mund të rezultojnë nga frika e gruas shtatzënë dhe partnerit të saj se marrëdhënia mund të dëmtojë foshnjën, ta lendojë atë, të fillojë një lindje të parakohshme ose të shkaktojë gjakderdhje. Duhet shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim midis partnerëve si dhe biseda për të kapërcyer probleme të tilla, dhe është thelbësore që ata të dy të kuptojnë se nëse shtatzënia është me rrezik të ulët dhe nuk ka probleme që mund ta komplikojnë atë, seksi nuk është i ndaluar në shtatzëni dhe është normal një aktivitet…
Hyni në sallën e operacionit me një fëmijë në bark dhe një tufë ëndërrash, frikash dhe pritjesh
Shkruan Samire Ademi Lutolli Gjinekologe Obstetre – Mund të përkulesh pak më shumë?-pyet anesteziologu. Ju pengon stomaku, por përpiqeni … – Mbyllni sytë, merrni frymë! Si ndjeheni!? Ndjeni ftohtë, duart e djersitura, frika dhe ankthi janë në zemër. Çdo grua që e ka përjetuar këtë skenë e kupton mirë si ndjehet. Këmbët janë të drejtuara dhe nga beli e poshtë ndjeheni e palëvizshme. E ndalojmë trupin në mënyrë që të tjerët të mund të vijnë në botë. Shtatë shtresa hapen shpejtë, por minutat e ardhshme janë një jetë. Më në…
A djersiteni gjatë shtatzënisë? Ja pse ndodh dhe si mund ta ndihmoni veten!
Djersitja dhe aroma e pakëndshme e trupit mund të shfaqen tashmë në tremujorin e parë, kur temperatura e trupit është më e lartë.Megjithatë, ka disa arsye të mundshme pse mund të keni erë paksa “ndryshe” gjatë shtatzënisë. Shtatzënia ndryshon trupin e gruas, dhe disa nga këto ndryshime mund të jenë më befasuese se të tjerat. Shkaqet e erës së pakëndshme të trupit gjatë shtatzënisë Ndryshimet hormonale dhe ndryshimet e qarkullimit të gjakut Era e trupit tuaj mund të jetë më ndryshe gjatë shtatzënisë për shkak të hormoneve. Bakteret që…
Mësoni cilat janë simptoma të një shtatzënie të hershme
Simptomat e shtatzënisë shfaqen gjithmonë më herët se sa testi të tregojë një rezultat pozitiv. Nga një shije e pazakontë në gojë deri te marramendja, ekziston një listë simptomash që tregojnë për një shtatëzani. Është e rëndësishme vetëm të njihni trupin tuaj dhe t’i njihni ato. Ju mund të shijoni metalin Gratë shtatzëna mund të kenë dëshira shumë të çuditshme për ushqim, por nëse ju merrni një shije metalike në gojë, në fakt ka një arsye shkencore pas kësaj. Hormonet e shtatzënisë ndikojnë në trupin tuaj në mënyra…
Testet gjenetike, fuqia e njohjes së shëndetit të fëmijës tuaj
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Gjinekologe dhe Obstetre Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin test do të zgjedh?” Me dëshirën për të mësuar më shumë rreth shëndetit të fëmijës së tyre para lindjes, gjithnjë e më shumë prindër në pritje, vendosin të bëjnë testin joinvaziv NIFTY. Ky test është një pikë kthese në diagnostikimin prenatal dhe ka sjellë me vete fuqinë e njohurive për shëndetin e foshnjës para lindjes, qetësinë shpirtërore për gratë shtatzëna, prindërit e ardhshëm dhe…
8 këshilla për t’i mbijetuar vapës gjatë shtatzënisë
Është veçanërisht e vështirë për gratë shtatzëna kur vjen vapa e verës. Këmbët e rënduara, dhe të fryera, marramendja janë vetëm disa nga shqetësimet me të cilat përballen shtatëzënat gjatë ditëve të verës. Pini shumë lëngje Mënyra më e mirë për të reduktuar ënjtjen në krahët dhe këmbët është rritja e marrjes së lëngjeve. Sapo të zgjoheni nga gjumi, pini dy gota ujë me stomakun bosh dhe të paktën dy litra gjatë ditës. Së bashku me ujin, pini lëngje natyrale nga frutat dhe perimet, sepse shuajnë etjen, janë të…
Kafshët shtëpiake dhe shtatëzania
Unë tashmë jamë pesë muajsh shtatzënë dhe me ardhjen e foshnjës a duhet të largoj qenin nga shtëpia? Sigurisht që duhet të ndiqen disa parime kur bëhet fjalë për mbajtjen e kafshës shtëpiake veçanërisht kur në familje kemi një foshnje. Çfarë duhet t’i kushtoj vëmendje nëse kam një kafshë shtëpiake dhe një të porsalindur? Asnjëherë mos lejoni që kafsha juaj të lëpijë fytyrën e foshnjës! Nuk kemi nevojë ta shpjegojmë në detaje arsyejen por do t’ju kujtojmë se transmetimi i infeksionit nga gjuha e kafshëve është tejet e rrezikshëme…
A ju ka kerkuar gjinekologu juaj TORCH testin në shtatëzani? A e dini sa është i rëndësishëm?
Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Çfarë është testi TORCH? Testi TORCH është një test për një sërë infeksionesh gjatë shtatzënisë që mund të transmetohen nga nëna tek foshnja në mitër. Këto infeksione mund të ndikojnë në zhvillimin e fetusit, prandaj është e rëndësishme që ato të zbulohen në kohë. Ky test zbulon ekzistencën e disa infeksioneve të cilat janë të dëmshme për fetusin: Toxoplasma gondii Virusi i rubeolës Citomegalovirus Virusi herpes simplex Kur dhe si bëhet testi TORCH gjatë shtatzënisë?…