Mëmësia është e vështirë – nuk ka dyshim për këtë. Dhe ndërsa shumë nëna ka të ngjarë ta kalojnë ditën në mjegull, duke vrapuar pa gjumë, kafshata ushqimi dhe vazhdimisht në gjendje stresi – më vjen keq t’ju them, kjo nuk është e qëndrueshme. Për fat të keq, kjo tendencë për nënat për ta vendosur veten e tyre të fundit është një tendencë mjaft e njohur, me 78% të nënave që raportojnë se e shtyjnë të kujdesen për veten sepse janë të kapur duke u kujdesur për familjen e…
Category: NËNAT
Menstruacionet. Sigurisht keni pyetur ndonjëherë çfarë nuk është e rregullt
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Kalimi nga fëmijëria në pubertet është një proces i rëndësishëm, i rregulluar në mënyrë të mrekullueshme. Me arritjen e moshës së adoleshencës nisin të shfaqen edhe ndryshimet e para në zhvillimin psikofizik. Hormonet seksuale, estrogjeni dhe progesteroni, që deri në atë fazë janë si të “fjetura”, jo aktive, jo vetëm që e ndërrojnë pamjen e jashtme të vajzës së re, por ndërrojnë edhe në brendësi organet e saj. Pjekuria fizike te femrat në pubertet karakterizohet nga rritja…
Dhimbja e Bishtit (COCCYX) gjatë shtatzënisë
Shkruan: Olt Aliu Fizioterapeut. ÇFARË ËSHTË COCCYX DHE PSE KAM DHIMBJE? Coccyx (bishti) është kockë trekëndore e vogël në shtyllën kurrizore e cila përbëhet nga 3-5 rruaza. Coccyx është i ngjitur në sakrum/baza e shtyllës kurrizore nga ligamente të ndryshme dhe muskulin ‘levator ani’ (pjesë e muskujve të pelvikut). Dhimbja e coccyx ose coccydynia është gjendje e rrallë që prek gratë pesë herë më shumë se meshkujt. Gjatë shtatzënisë, postura e trupit ndryshon dhe pelviku anon përpara për shkak të peshës në rritje të foshnjës. Kjo peshë shtesë mund të anojë…
Çdo shtatzëni, një dhëmb më pak. Mit apo e vërtetë?
Shkruan: Dr Manushaqe Veliu Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive Ky është sigurisht një mit! Si të arrini të mbani dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm gjatë shtatzënisë? Këshilla ime për të gjitha gratë që planifikojnë një shtatzëni është që para shtatzënisë të bëjnë një ekzaminim dentar dhe të kryejnë të gjitha ndërhyrjet e nevojshme, në mënyrë që t’i shmangen problematikave dentare në shtatzëni. Është shumë e pakëndshme për të kaluar nëpër të këtilla situata si dhimbje dhëmbi dhe ënjtje gjatë kësaj periudhe kur shumica e analgjetikëve dhe antibiotikëve duhet…
Jam shtatëzënë dhe dua të shkoj për pushime. Çfarë duhet të kem parasysh?
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Para se të vendosni për pushime duhet të keni parasysh disa gjëra shumë të rëndësishme në lidhje me shëndetin tuaj dhe të papriturat e mundshme të shtatëzënisë. Duhet të mendoni në lidhje me vendin ku do të shkoni, udhëtimin, mjetin dhe kohëzgjatjen e udhëtimit. Paraprakisht në lidhje me gjendjen tuaj shëndetësore dhe gjendjen e shtatëzënisë do të vlerësoje mjeku juaj që ju ndjek. Por, kur niseni ta keni parasysh që shkoni në një vend ku mund…
Kjo dashuri është e veçantë…
Balta është e pazakontë për një skulpturë që do orë të tëra e ndoshta edhe ditë deri në këtë formë edhe duke e ditur se nëse bie shi do të zhduket. Por, kjo dashuri do art të veçantë për të treguar se sa e veçantë është./natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
A duhet gratë shtatzëna të hanë për dy veta?
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet JO, nëse mendohet dy herë më shumë. PO, nëse bëhet fjalë për ushqim dy herë më shumë cilësor. Cilësia e të ushqyerit në shtatzëni është vendimtare në për ju dhe për bebin. Është e rëndësishme të hani çdo ditë një shumëllojshmëri ushqimesh për të marrë sasinë dhe cilësinë e duhur të lëndëve ushqyese që ju nevojiten juve dhe foshnjes tuaj. Nuk është koha për të ngrënë kalori boshe nga sheqeri dhe ushqimet e përpunuara industrialisht – shmangni…
Nëse zgjidhni një grua që punon…
Pëktheu dhe përpunoi: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Kur martohesh me një grua që punon, duhet të pranosh shtëpia mund të mos funksionojë. Nëse keni zgjedhur një shtëpiake që mund të kujdeset për ju dhe të menaxhojë plotësisht shtëpinë, duhet të pranoni që ajo nuk fiton para. Nëse zgjidhni një grua të bindur, duhet të pranoni se ajo varet nga ju dhe duhet të kujdeseni për të. Nëse vendosni të jeni me një grua të fortë, duhet të pranoni që ajo është…
GRUAJA…
Shkruan: Dr. Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dijetelog -Nutricionis Lindë si fëmijë i “dorës së dytë” dhe për të thuhet: me rëndësi që është e shëndoshë, edhe pse vajzë s’kemi çka bëjmë! Si fëmijë dhe e rritur është ajo që duhet të kujdeset për moralin e saj dhe po gaboi faji është vetëm te ajo, por kurrë te burri… Ndahet pasuria e babait por vajza nuk merr pjesë. Ajo nuk ka të drejtë në trashëgimi. Ndërron mbiemrin e saj posa të martohet. Ndërron shtëpinë e saj, largohet nga ku lindi…
Shtatzënia nuk është sëmundje, por dhemb
Shkroi: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Po, shtatzënia nuk është sëmundje, por dhemb. Dhemb koka, dhembin këmbët, dhemb shpina, ngërçe barku, dhimbje stomaku, të vjella dhe ngërçe përsëri. Nuk mund të merrni asnjë ilaç, thjesht duhet të duroni dhimbjen. Shtatzënia nuk është një sëmundje, por kërkon kujdes, vëmendje, vizita, ekzaminime, e prapë vizita, ekzaminime dhe teste të tjera. Shtatzënia nuk është sëmundje, por kërkon shumë pushim, të hani mirë, të ndryshoni zakonet dhe ju kufizon. Gjithçka zgjerohet, zorrët, stomaku, shpina, shtrydh fshikëzën, shtrydh…
Pas lindjes së një fëmije, një nënë…
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Pas lindjes së një fëmije, kuptova që, në sytë e shoqërisë, një nënë nuk duhet: – Të ankohet (Kush të shtyri të bëjë fëmijë?) – Të qajë (Pse po qan? Mendove se do të ishte e lehtë?) – Të jetë e lodhur (E lodhur nga çfarë? Nuk po bëni asgjë!) – Të flejë (Je dembele!) – Të pushojë (Do të keshë shumë kohë për këtë pasi fëmija të rritet!) – Të ngelë shtatzënë përsëri (A je…
A lejohen marëdhëniet intime gjatë shtatzënisë
Shkroi: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Nëse bëhet fjalë për një shtatëzani normale pa ndonjë rrezik të veçantë, marëdhëniet intime nuk ndalohen. Për këtë mjeku që ju ndjek do të vlerësoje gjendjen tuaj dhe të gjykojë nëse marëdhëniet intime mund të jenë shkak i ndonjë infeksioni ose gjakderdhjeje të papritur apo nxitës i mundshëm i ndonjë komplikacioni tjetër. Të bësh dashuri gjatë shtatzënisë është një moment i rëndësishëm si për ju ashtu edhe për partnerin tuaj. Pavarësisht ndryshimeve që po kalon…
E dashur mami e lodhur…
Përktheu dhe Përpunoi: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet E di që je e rraskapitur. Je në rolin e prindit qe dy javë apo dy muaj apo dy vjet ose më shumë dhe ndonjëherë duket sikur nuk po arrin asgjë. E di që ndonjëherë ndihesh sikur je në krye të botës, krenare për gjithçka që ke arritur si grua ashtu edhe si nënë, e fortë si shkëmb. Dhe e di sa pak duhet që ajo perspektivë mund të ndryshojë. E di që…
NËNA E NËNËS
“Ndërsa sytë e botës janë drejtuar te fëmija i porsalindur, nëna shikon vajzën e saj, e cila sapo është bërë nënë… Roli i gjyshes mund të presë, sepse fëmija i saj po qan, gjoksi i saj po dhemb… Nëna e nënës i pastron shtëpinë vajzës së saj, i gatuan drekën. Ajo ia blen këmishat e natës me kopsa dhe i lan çarçafët e ndotur me qumësht… Ajo e di sa e vështirë është të bëhesh nënë… Në heshtjen e mëngjesit të hershëm ajo mendon për vajzën e saj… Sa…
Gjidhënia te foshnjat me Sindromin Down
A ka mundësi të ushqehet me gji një fëmijë me Sindromin Down? Cilat vështirësi do të kalojë? Sa e rëndësishme është gjidhënia për këta fëmijë? Sa e vështirë është për një nënë kur sjellë në jetë një fëmijë me Sindromin Down tek ne? Fëmija ka lindur dhe paragjykimet fillojnë menjëherë! Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediatër subspecialist Dietolog-Nutricionist “Pamja duket më ndryshe, fëmija është më i “veçantë”, shikimet janë dyshuese, dekurajuese e shprehje të dhimbjes”. Fëmija shpeshherë ndahet fizikisht nga nëna në spital për t’i bërë analizat përkatëse…