Inara e bukur u bë sërish me flokë

Inara, u bë me flokë.

Në Fondacionin “Zemër për ty”, ne besojmë se akti i ofrimit të një parukeje për shkak të humbjes së flokëve do të rrisë vetëvlerësimin dhe besimin e një fëmije gjatë një periudhe të vështirë në jetën e tyre të re.

Ishte Inara ajo që u bë sërish me flokë. Ajo është shumë e bukur dhe e qeshur edhe pa flokë. Flokët tona të dhuruara për të janë vetëm një aksesor.

Me kujdes dhe dashuri, ne ndihmojmë fëmijët dhe familjet e tyre në procesin e zgjedhjes së një parukeje adekuate, dhe lumturia e gëzimi në fytyrat e tyre është vullnet për ne që të punojmë tutje.

Duke përdorur flokët dhe donacionet bujare për këtë projekt, “Zemër për ty” do të mund të ofrojë paruke fëmijëve të cilët përkohësisht ose për kohë të gjatë kanë humbur flokët.

Këta fëmijë do të ishin falenderues për të gjithë vullnetmirët dhe donatorët që do të bëhen shkak për lumturinë e këtyre fëmijëve dhe urojmë që të kemi sa më pak fëmijë nevojtarë./natalmedia.com/

 

  • Fotot janë të publikuara me autorizimin e prindit të Inaras.

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

 


SHPËRNDAJE:

Të ndryshme