Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli
Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre
Specialiste në subspecializim për infertilitet
Ky është ai momenti kur sheh në sytë e tij se ti je e gjithë bota e tij. Kur ke dikë që buzëqesh me gjithë trupin sa herë që sheh fytyrën tënde dhe nëse nuk je edhe për një sekondë, i mungon pa masë.
Sepse për të ti je gjithçka – hëna dhe yjet, siguria dhe dashuria e tij e parë. Edhe në ditët më të vështira apo në netët më të gjata, ai sërish të do pafund. Ai mund të të shikojë me orë të tëra, sepse për të – ti je perfekte.
Ky është momenti kur ke privilegjin të të shikojë sepse gjithë botën e sheh tek ti, duke e ditur që në të njëjtën mënyrë do ta shikosh edhe ti përgjithmonë./natalmedia.com/
*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”