Të jesh pediatër…!

Nga Dr. Ismaiil Lutolli
Specialist Pediater
Subspecialist Dietolog -Nutricionist

 

 

Do të flisja gjatë për profesionin e mjekut pediatër dhe ndjenjat që të sjellë, por do të ndalem vetëm në pak momente të përjetuara në punën time si pediatër, një ndodhi që më ka ndodhur më herët, por që do e ndaj me ju:

 

Ora llogarit 3 e mesnatës. Zhurma e ndihmës së shpejtë dëgjohet nga larg, sa më e madhe zhurma aq më shume pulsonte pulsi im, e dija se do të ishte diçka e rëndë se në këtë kohë nuk vjen njeri me dëshirë.

Pas pak shihja njerëz duke vrapuar me një fëmijë që mbajnë në duar.

Një fëmijë 2 vjeç që ka “vdekur” sipas prindërve.

 

Tik taket e zemrës se një fëmije kanë ndaluar dhe prindërit të tmerruar për vdekje, e lëshojnë në duart e mia, pa fjalë, pa zë, me lot që nuk ndalojnë.

Sekondat janë shumë të gjata, fillojmë reanimimin dhe në krahët tonë dëgjon nënën e djaloshit duke u lutur:

 

Zot të lutem shpëtoje, Zot te lutem riktheje në jetë…!

 

Ne vazhdojmë reanimimin pa u ndalur edhe pse shpresat zvogëlohen dhe asnjë shenjë jete nuk dukej.

 

Por, ja që lutjet e sinqerta bëjnë mrekulli dhe kur kanë kaluar mbi 10 min, në ekran shfaqen shenjat e jetës. Zhurma e monitorit sinjalizon se zemra e vogëlushit po rrahtë përsëri.

 

Filloi edhe të qajë dhe më duket se edhe të tjerëve u pikuan lotët nga gëzimi. Më pikuan edhe mua se nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Kur ktheva kokën, nëna kishte humbur ndjenjat dhe u deshën pak minuta të rikthehej në vete.

Kur i erdhi vetëdija e dëgjova duke thënë:

 

O Zoti im kurrë nuk më ke braktisur.

 

Kishte të drejtë, sepse këtë nate ndodhi një mrekulli. Ky fëmijë sot jeton dhe sa herë e kujtoj më bën ta dua edhe më shume profesionin tim.

 

Të jesh Pediatër është më shumë sesa mrekulli…..

Të jesh Pediatër në Kosovë  dhe të mund t’i shërbesh popullit tënd është dyfish mrekulli…../natalmedia.com/

 

 

*Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”

SHPËRNDAJE:

Related posts