A lejohen fëmijët të ulen në sediljen e përparme të automjetit?

Vendosja e një sediljeje për fëmijë në ndenjësen e pasagjerit është pozicioni më pak i rekomanduar.   Shpesh pyesim veten nëse mund ta vendosim ndenjësen e makinës së fëmijës dhe fëmijën në ndenjësen e pasagjerit. Sipas Ligjit të Sigurisë në Trafik, i cili rregullon përdorimin e sediljeve për fëmijë, përgjigja për këtë pyetje është “po”, por në kushte të caktuara. Vendosja e sediljes së makinës së fëmijës në sediljen e pasagjerit është pozicioni më pak i rekomanduar për vendosjen e sediljes, por nëse nuk keni zgjidhje, mund ta vendosni sediljen…

SHPËRNDAJE:
Read More

Sa është e dëmshme ulja e hershme e bebit?

Përveç faktit që prindërit priren ta detyrojnë fëmijën të ecë, vendosja e fëmijës në pozitë ulur në gjashtë muajt e parë të jetës ose edhe më herët është gjithashtu e dëmshme. Shpesh pas ekzaminimit të dytë me ultratinguj të ijeve, mjeku i jep dritën jeshile që foshnja mund të ulet.   Kjo kryesisht do të thotë se ulja lejohet për sa i përket ijeve, por nuk është aspak e mirë për shtyllën kurrizore. Në fund të muajit të pestë, foshnja “ulet” në një pozicion të shtrirë në shpinë, duke parë…

SHPËRNDAJE:
Read More

Gjërat që fëmijët do të mbajnë mend nga fëmijëria e tyre!

Fëmijët ju perceptojnë si udhërrëfyes, sepse ndodhen në një botë të panjohur, ngjarjet dhe ndjenjat e fëmijërisë i mbajnë me vete përgjithmonë. Shpesh mund të dëgjoni njerëz të rritur që kujtojnë fëmijërinë e tyre, duke kujtuar se çfarë bënë prindërit e tyre dhe si ishin ata, ndonjëherë këto kujtime janë të dashura dhe ndonjëherë mund të ndjeni hidhërim dhe keqardhje. Megjithatë, të gjithë kemi momente dhe ngjarje që do t’i kujtojmë përgjithmonë, pavarësisht sa vjeç jemi, dhe disa prej tyre përcaktuan sjelljen tonë të mëtejshme në jetë. Reagimi i prindërve…

SHPËRNDAJE:
Read More

Pesë përparësi të mëdha që kanë fëmijëtë të cilët rriten me gjyshërit

Ka diçka të mahnitshme dhe të veçantë në lidhjen e fortë midis gjyshërve nipërve dhe mbesave. Prezenca e prindërve në shtëpi nuk është gjithmonë e mundur për arsyje të ndryshme por kur kultivojmë një lidhje të shëndetshme midis gjyshërve dhe nipërve të tyre – fëmijët dhe gjyshërit tanë janë në një fitore të madhe!   1. Fëmijët do të kenë një mbështetës të fortë Studimi në Universitetin e Oksfordit ka zbuluar se fëmijët që jetojn pranë gjyshërve kanë më pak probleme emocionale përballojnë më mirë ngjarjet traumatike të jetës. Gjyshërit…

SHPËRNDAJE:
Read More

“Depresioni trajtohet vetëm me lutje, nuk ke nevojë për medikamente” dhe mite të tjera rreth depresionit”

  “Besimtarët e vërtetë nuk vuajnë nga depresioni.” Deklarata e tilla më ran në vesh si një gong shumë i zhurmshëm dhe pastaj u zvarrit në ajër si tymi gati për t’u shpërndarë. Gjendem në mesin e njerëzve që diskutojnë ekzistencën e depresionit. Do të ishte një temë e vështirë për këdo, por ishte edhe më e vështirë për mua. Ai njeri nuk e dinte që po dilja vetë nga një gropë e tmerrshme depresioni. Ai nuk mund ta dinte se ajo bisedë ishte shumë personale për mua. Ai nuk…

SHPËRNDAJE:
Read More

Fëmijët dhe qëndrimi i gjatë i tyre pranë ekraneve televizive

Siç ka treguar hulumtimi, katër vjeçarët që shikojnë një nga filmat vizatimorë të tyre të preferuar për vetëm disa minuta kanë vështrësi në zgjidhjen e detyrave të caktuara si dhe vështërsi në përqëndrim në krahasim me fëmijët që i përdornin ato minuta për të parë një dokumentar ose për të pikturuar. Arsyeja për këtë është ndoshta fakti që fëmijët imitojnë sjelljen kaotike të personazheve të tyre të preferuar televiziv, ose sepse emocionohen më shumë duke parë filma të animuar të palogjikshëm. Prandaj, prindërve u sugjerohet që t’i kushtojnë vëmendje programeve…

SHPËRNDAJE:
Read More

Detajet e vogla e bëjnë të lumtur një familje

Hal Taylor është një gurgdhendës i talentuar të cilit i pëlqen t’u lexojë tregime fëmijëve të tij. Megjithatë, kur lindi fëmija i tretë, vajza Rose, lindi një problem… Domethënë, të tre fëmijët dëshironin t’i uleshin në prehër në karrigen lëkundëse në të njëjtën kohë dhe kjo ishte e pamundur.   Kjo është arsyeja pse ai vendosi të përdorë talentin e tij dhe të bëjë një karrige unike mjaft të madhe për të gjithë fëmijët. Tani ata kanë karrigen e tyre të rehatshme të bërë nga mbi 200 copa druri të…

SHPËRNDAJE:
Read More

Sa zgjat lindja dhe çfarë ndikon në rrjedhjën normale të lindjes?

Askush nuk mund të parashikojë se sa do të zgjasë lindja juaj sepse varet nga shumë faktorë. Çdo lindje është unike dhe e veçantë, por fazat që kalon janë të njëjta. Ne do t’ju prezantojmë se si duket lindja, në cilat faza kalon dhe sa mund të zgjasë secila faze. Nëse kjo është lindja juaj e parë, faza aktive e lindjes mund të zgjasë rreth tetë orë. Kjo është ajo që është e zakonshme, por lindja juaj mund të zgjasë më pak ose më shumë se kaq. Ndoshta nuk do…

SHPËRNDAJE:
Read More

Babai është personi më i rëndësishëm në jetën e një vajze

Ka diçka të veçantë në marrëdhënien babë-bijë që përcakton të gjithë jetën e vajzës në një mënyrë vërtet mahnitëse. Babai është figura e parë mashkullore në jetën e vajzës. Ai është një strehë e sigurt ku ajo strehohet, është shtylla mbështetëse e forcës së saj, është dashuria e saj e parë. Sipas hulumtimit të botuar në Journal of Social Sciences and Humanities, vajzat që nuk kanë pasur një marrëdhënie të ngushtë me baballarët e tyre kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme psikologjike dhe emocionale, si depresioni dhe ankthi, sesa…

SHPËRNDAJE:
Read More

GJËRA QË NDRYSHOJNË PËRGJITHMONË ME HUMBJEN (vdekjen) E PRINDËRVE

Kupton që nuk je më fëmijë. Sado vjeç të jesh, nuk je më fëmija i dikujt. Ai që ju do pa kushte nuk jeton më. Shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm se prindërit tanë janë njerëz krejt të zakonshëm me dobësi të zakonshme, derisa bëhet tepër vonë. Ne rritemi dhe i shikojmë gjithmonë si njerëz të pathyeshëm. Duam të ikim, të largohemi nga foleja e familjes me një bindje se nuk mund t’u ndodhë asgjë, se do të na presin gjithmonë në shtëpi… Me kalimin e kohës, ata plaken dhe…

SHPËRNDAJE:
Read More

Mos e shkatërroni burrërin e djemve tuaj!

Përgjegjësia, forca, guximi, vendosmëria janë cilësi që ne i lidhim me burrnin dhe që shumë prindër duan që këto cilësi t’i posedojnë djemtë e tyre. Megjithatë, ndonjëherë nga dëshira për t’i rritur fëmijët tanë sa më mirë që të jetë e mundur, por ka momente që gjërat të mos shkojnë ashtu siç kemi planifikuar. Megjithatë, shumë nëna harrojnë se lidhja emocionale mes fëmijës dhe nënës në tre vitet e para të jetës së fëmijës është shumë e rëndësishme për zhvillimin e duhur të fëmijës. Nëse i kushtoni vëmendje dhe dashuri…

SHPËRNDAJE:
Read More

ZEMËRIMI – Shkaqet, Simptomat dhe Trajtimi

Zemërimi është një reagim normal i një fëmije, një sulm i zemërimit të pakontrolluar ndaj zhgënjimit. Shkaku themelor është papjekuria e trurit të fëmijës për të kuptuar dhe kontrolluar situatën. Shumica e prindërve kërkojnë këshilla vetëm kur ka një “shpërthim zemërimi” që i shqetëson, duke i larguar nga “zona e tyre e rehatisë”. Pastaj, më së shumti fajësohet fëmija për sjelljen e keqe. Shpërthimi i zemërimit nuk është faji i fëmijës, është për shkak të një kombinimi kompleks të disa faktorëve: papjekuria e fëmijëve dhe temperamenti i fëmijës mosnjohja e…

SHPËRNDAJE:
Read More

Lindja e fëmijsë, një proces natyror

Çdo grua, me strukturën e saj anatomike trupore dhe përgatitjen fiziologjike të organizmit gjatë shtatzënisë, është e aftë të lindë e vetme, pa ndihmën e askujt. Ajo ka nevojë për dikë që do ta mbështes dhe një profesionist të kësaj fushe i cili nga ana tjetër do të monitorojë dhe mbikëqyrë procesin, të menagjoj ndonjë komplikim të mundshëm. Problemi lind kur shumica e profesionistëve të shëndetësisë ndërhyjnë në mënyrë të panevojshme në rrjedhën natyrale të lindjes së fëmijës, duke dashur të shpejtojnë dhe të përfundojnë në mënyrë të panatyrshme procesin,…

SHPËRNDAJE:
Read More

Ti po rritesh në trupin e saj

Është shumë bukur të shikosh trupin tënd të rrumbullakoset gjithnjë e më shumë. Sidomos pasi e di që fëmija im po rritet brenda teje. Gjaku im. Në fakt, të kam zili atë organ të bukur – mitrën, që të lejon të shndërrohesh në bartës të jetës. Dhe kjo është arsyeja pse unë të dua edhe më shumë. Dhe unë ju admiroj tmerrësisht. Edhe pse ndonjëherë nuk më pëlqen të shkoj të marr akullore në mes të natës dhe nuk më pëlqen shumë të lyej thonjtë tuaj. Megjithatë, unë jam duke…

SHPËRNDAJE:
Read More

Ti je e gjithë bota për të

Ky është ai momenti kur sheh në sytë e tij se ti je e gjithë bota e tij. Kur ke dikë që buzëqesh me gjithë trupin sa herë që sheh fytyrën tënde dhe nëse nuk je edhe për një sekondë, i mungon pa masë. Sepse për të ti je gjithçka – hëna dhe yjet, siguria dhe dashuria e tij e parë. Edhe në ditët më të vështira apo në netët më të gjata, ai sërish të do pafund. Ai mund të të shikojë me orë të tëra, sepse për të…

SHPËRNDAJE:
Read More