Edhe pse lindja është rraskapitëse, nuk ishte pengesë që një mami të kryente vetë ekzaminimin e parë të foshnjës së saj të porsalindur. Sapo lindi, ajo kontrolloi në shtratin e lindjes së spitalit për të parë nëse gjithçka ishte në rregull me foshnjën e saj. “Kur folëm një ditë para ardhjes së foshnjës, më tha se donte të bënte ekzaminimin e foshnjës së saj të sapolindur vetë. Më dukej krejtësisht e pabesueshme, nuk mund ta imagjinoja se si do ta bënte qoftë edhe një orë pas lindjes, “shkroi fotografja Alexandria…
Category: PRINDËRIMI
Djersitja te fëmijët
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist Djalit tim ia ndërroj rrobat e brendshme disa herë gjatë natës, a është normale? Si ta vendosi për të fjetur, vajza ime bëhet qull nga djersët, çfarë të bëjë? Kurrë si ndalen djersët, nga se vuan fëmija im? Djersitja tek fëmijët, në krahasim me të rriturit nuk është një proces që prindërit e vejnë re menjëherë. Kjo për arsyen e thjeshtë, se djersa e fëmijëve nuk mban aromë dhe se prindërit në fillim preokupohen më shumë gjëra dhe nuk e kanë vëmendjen te…
Kërthiza tek i porsalinduri – kujdesi
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dietolog -Nutricionist Derisa foshnja është në mitër në ngrohtësinë e nënës, gjithçka çfarë i duhet e merr prej nënës përmes placentës dhe kordonit umbilikal. Pas lindjes së foshnjës, në sallën e lindjes ky kordon menjëherë prehet dhe pjesa e ngelur shtrëngohet me një kapëse plastike. Në kordon nuk ka mbaresa nervore (aty ndodhen një arterie dhe dy vena), kështu që as nëna e as foshnja nuk do të ndjejnë dhimbje. Pasi të prehet kordoni, në vendin ku ka qenë i ngjitur për barkun…
Fëmijët tuaj nuk kanë nevojë për një nënë perfekte, ata thjesht kanë nevojë për një të lumtur
Ju mund të dëshironi të jeni nëna më e mirë që mund të jeni, por kjo nuk do të thotë që duhet të jeni perfekte. Nëna perfekte nuk ekziston dhe sa më shpejt të pajtoheni me këtë, aq më mirë do të jetë për ju dhe fëmijët tuaj në planin afatgjatë. Nuk ka asnjë manual se si të jesh nëna më e mirë në botë, por me kalimin e kohës do të mësosh se nëse je një nënë e lumtur që kujdeset për nevojat e saj si dhe për nevojat…
Ky postim ka të bëjë vetëm me një gjë, dhe ajo është të ndihesh rehat me të pakëndshmen
Në foto shihen dy meshkuj krejtësisht të qetë të cilët presin që vajza ta kapërcejë inatin. Ata janë babai dhe gjyshi i një vajze dyvjeçare që u lejua të hidhej në dysheme dhe të shfrynte zemërimin në mes të qendrës tregtare. Askush nuk e ka humbur durimin, nuk e qortojnë dhe nuk i bërtasin. Ata thjesht presin në heshtje. Ata nuk i japin asaj atë që dëshiron, thjesht e lënë të shprehë emocionet e saj, në këtë rast zemërimin për të mos marrë atë që dëshiron. Asnjërit prej tyre nuk…
A duhen operuar bajamet?
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediatër subspecialist Dietolog-Nutricionist A mbetet operacioni si forma më e mirë e zgjidhjes së problemit me bajamet? Si ta mjekojmë tonsilitin akut (bajamet) Cili është funksioni i bajameve në organizmin e njeriut? Cilat janë format e trajtimit të bajameve të rritura? Tonsiliti akut, është një nga sëmundjet më të shpeshta të fëmijërisë sidomos rreth moshës 5-6 vjeç. Ndër moshën 3 vjeçare dhe mbi 50 vjeçare, kjo sëmundje haset më rrallë. Në varësi të shkallës së ndryshimeve që pësojnë bajamet, identifikojmë disa lloje të…
Fëmija im nuk fle natën, çfarë të bëj?
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediatër Subspecialist Dietolog-Nutricionist A mund të jetë nëna “fajtori kryesor” në tërë këtë proces? Pas lindjes së fëmijës zakonisht ritmi i gjumit shpesh rrënohet, ndërsa me qarjen e fëmijës zvogëlohet mundësia që gruaja të flejë disa orë pa u zgjuar. Gjumi i qetë dhe i rehatshëm është i nevojshëm për secilën grua që ka sjellur në jetë një fëmijë, sepse para saj është një periudhë plot me sfida dhe brenga. Një ndër shqetësimet më të mëdha te një nënë që ka sjellur një fëmijë në…
10 këshilla për prindërit
Kur fëmija juaj dëshiron t’ju tregojë diçka, nëse keni mundësi, ndaloni së bëri atë që po bëni dhe kushtoj vëmendje të tij. Eshtë e rëndësishme të kaloni sasi të vogla të kohës shpesh me fëmijën tuaj ,diçka që ju të dy e doni. Jepini fëmijës tuaj shumë butësi fizike – shumica e fëmijëve shpesh pëlqejnë përqafimet, përqafimet dhe mbajtjet për duar. Gjeni se cilat nga këto dhe në çfarë mase fëmija juaj i pëlqen ato. Flisni me fëmijën tuaj për gjërat që e interesojnë atë dhe ndani disa…
25 Maji njihet zyrtarisht si Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Zhdukur dhe të Shfrytëzuar në Evropë
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Zhdukur u shpall nga Presidenti Ronald Reagan në 1983 për të njohur fëmijët e shumtë që zhduken çdo vit. Nga viti 1979 deri në vitin 1981, një sërë rrëmbimesh fëmijë tronditën Amerikën. Dhe filloi me zhdukjen e 6-vjeçarit Etan Patz në qytetin e Nju Jorkut, më 25 maj 1979, ndërsa ai po shkonte për në shkollë nga autobusi. Etan për fat të keq nuk u gjet kurrë, por i akuzuari, Pedro Hernandez, mori një dënim me burg në vitin 2017. Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të…
Mbajini fëmijët tuaj në shpinë që të ju mbajnë në zemër!
Një baba i madh rrit dhe edukon një djalë të fortë./natalmedia.com/ *Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi pa miratimin e drejtuesve të “natalmedia”
Nëse fëmija juaj fle në duart tuaja…
Shkroi: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Nëse e mbani fëmijën tuaj të flejë në duar, mund të mësohet me prekjen dhe afërsinë tuaj. Nëse mësohet me afërsinë tuaj, mund të vazhdojë ta kërkojë atë. Nëse vazhdon ta kërkojë atë, mund të qajë kur nuk mund ta ketë. Nëse qan, do të duhet t’i afrohesh dhe ta ngushëllosh. Nëse e ngushëlloni kur ka nevojë për këtë, do të mendojë se jeni aty për të dhe mund të mbështetet në ju. Nëse mendon se…
A e dini çfarë i ndodh fëmijës kur e vendosni në dubak-rrethore?
Shkruan: Dr Ismail Lutolli Specialist Pediater Subspecialist Dietelog -Nutricionist Pse është më mirë të mos përdorni dubak-rrethore? Që nga momenti i lindjes së foshnjës, shumica e prindërve presin me padurim kur fëmija do të filloj ecjen. Aq shpesh mund të dëgjojmë komente të natyrës “Vetëm te ec, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”. Këtu lindë edhe dëshira shumë e paarsyeshme e prindërve që të bëjnë gjithçka që kjo të ndodhë sa më shpejt. Në tërë këtë ngjarje një rol negativ japin edhe familjarët e fqinjët të cilët nuk hezitojnë…
Pas lindjes së një fëmije, një nënë…
Shkruan: Dr Samire Ademi Lutolli Specialiste-Gjinekologe dhe Obstetre, Specialiste në subspecializim për infertilitet Pas lindjes së një fëmije, kuptova që, në sytë e shoqërisë, një nënë nuk duhet: – Të ankohet (Kush të shtyri të bëjë fëmijë?) – Të qajë (Pse po qan? Mendove se do të ishte e lehtë?) – Të jetë e lodhur (E lodhur nga çfarë? Nuk po bëni asgjë!) – Të flejë (Je dembele!) – Të pushojë (Do të keshë shumë kohë për këtë pasi fëmija të rritet!) – Të ngelë shtatzënë përsëri (A je…
Kështu e bën për të qarë një burrë
Për fëmijët, puthja e prindërve është një ilaçë
Një studim i Universitetit të Pittsburgh (botuar në Journal of American Parenting) vërtetoi se puthja e mamasë ose babait në gërvishtjet ose prerjet aksidentale te fëmijët është statistikisht më efektive sesa ilaçet homeopatike të dhimbjes. Studimi përfshiu 248 fëmijë të cilët pësuan gunga, prerje dhe gërvishtje të vogla në duar dhe këmbë. Për fëmijët që morën një puthje nga prindërit e tyre në zonën e dëmtimit, dhimbja u lehtësua më shpejtë dhe më shumë sesa për fëmijët që nuk morën një puthje por morën një përgatitje homeopatike./natalmedia.com/ …