Pyetje: Përshëndetje! Vajza ime është 3 vjeç e 4 muaj, ka qenë për kontrolla të rregullta te pediatri dhe në përgjithësi mendojmë se është mirë në çdo aspekt, mirëpo më intereson një mendim i juaji se kur e rekomandoni një konsultë me Profesionistët Shëndetsorë ? Përgjigje: Përshëndetje! Kjo është një pyetje shumë me vend, është një gjë e mirë shumë kur prindërit interesohen për fëmijët e tyre edhe nëse mendojnë se nuk shohin ndonjë problem te ta, kjo për arsye se në shëndetësi parandalimi konsiderohet gjithmonë më i mirë se…
Category: LOGOPEDI
Në cilën moshë duhet të dërgohet fëmija te Logopedi?
Pyetja: Përshëndetje! Vajza ime është 22 muajshe, ushqimin, nevojën dhe gjumin i bënë pa ndonjë problem. Lindja poashtu ka qenë normale, ka filluar në moshën 12 muajshe të thotë Mami, Babi, mirëpo tani ka vështirësi me tingujt B, P dhe M, tingullin B nuk e thotë por thotë vetëm “ota” në vend të “bota”, ndonjëherë e zëvendëson me tingullin P, ndërkaq tingullin M e zëvendëson me N, a është kjo e zakonshme për moshën që ka. Përgjigje: Përshëndetje! Në bazë të përshkrimit duket se ka një zhvillim të zakonshëm, poashtu…
Rastet e dyshuara me Autizëm, një mendim nga logopedi?
Pyetje: Përshëndetje! Djali jonë është 7 vjeç e gjysëm dhe vijon mësimin në klasën e dytë, luan dhe mëson bashkë me shokët e klasës dhe mësuesja nuk ka ndonjë ankesë, ka qenë te pediatri për kontrolla të rregullta dhe na ka thënë se është gjithçka në rregull si me ushqimin dhe gjumin që bënë e poashtu edhe në aspektet e tjera, mirëpo problemi është se i kemi lexuar disa nga shenjat e Autizmit dhe jemi pak të shqetësuar në këtë drejtim, kjo për arsye se nganjëherë nuk e kthenë kokën…
Në cilën moshë duhet ta dërgojë fëmijën tim te Logopedi?
Pyetje: Përshëndetje! Vajza jonë është 2 vjeç e 7 muaj, ka qenë për kontrolla të rregullta te pediatri, mendojmë se është mirë në çdo aspekt dhe nuk kemi vërejtur ndonjë problem në të folurën e saj, mirëpo na intereson një mendim nga ana juaj se kur e rekomandoni vizitën te Logopedi ? Përgjigje: Përshëndetje! Në përgjithësi janë të rekomandueshme në dy mosha, e para është rreth 2 vjeç e gjysëm, kjo për arsye se fëmija në moshën 3 vjeçe e merr pragun e parë për tu kyqur në botën e…
Fëmijët shqiptarë që jetojnë me familjet e tyre në vendet e jashtme dhe kanë zhvilluar më shumë gjuhën e huaj, ndërsa në gjuhën amtare kanë ngecje, një mendim nga Logopedi ?
Pyetje: Përshëndetje! Ne jetojmë në Gjermani dhe vajza jonë është 6 vjeç e gjysëm, është në klasën e parë dhe vijon mësimin si gjithë të tjerët, ka qenë edhe në kopsht dhe ka kaluar një periudhë të mirë atje, mirëpo ka një problem, se në gjuhën shqipe flet fare pak, ndoshta vetëm pak disa fjalë që i ka mësuar në vegjëli dhe pjesën tjetër me fjali dhe në komunikimin e përditshëm vetëm në gjuhën gjermane, nuk ka qenë ndonjëherë te Logopedi, vetëm e kemi pas për kontrolla të rregullat tek…
Rastet të cilat nuk flasin vetëm në ambiente të caktuara, një mendim nga Logopedi?
Pyetje: Përshëndetje! Djali im është 13 vjeç, është në klasën e 8-të, mësimin e vijon normalisht si gjithë të tjerët, e dërgojmë edhe në kurs të gjuhës Angleze, aspektet e përditshmërisë i ka shumë në rregull, mirëpo ka një problem, Mësuesja thotë se në shkollë nuk flet as edhe një fjalë të vetme, qoftë për mësim, apo edhe në lojë ose shaka me shokët e tij, është tërësisht i heshtur, poashtu në kursin e gjuhës Angleze mësuesi i tij thotë të njëjtën gjë për të, se nuk flet dhe as…
Rastet me mungesën e të folurit dhe me paisje në kokë për dëgjim tek personat e shurdhër, një mendim nga Logopedi?
Pyetje: Vajza ime është 7 vjeçe, deri në moshën 5 vjeçe ka folur mirë dhe pa asnjë problem, mirëpo rreth moshës 5 vjeç e gjysëm nga një aksident me makinë e ka humbur plotësisht dëgjimin dhe më që atëherë nuk ka folur asgjë, ka qenë disa herë për kontrolla te mjekë të ndryshëm dhe tani i kanë vendosë një paisje në kokë për dëgjim artificial në mungesë të dëgjimit natyral, çfarë më këshilloni ? Përgjigje: Sikur se dihet dëgjimi është gjithmonë prijës dhe parakusht i të folurit, andaj edhe humbja…
Sulmet në tru që e prekin aspektin e të folurit, një mendim nga Logopedi?
Pyetje: Nëna ime është 62 vjeçe dhe para 4 muajve ka pas sulm në tru, dhe për një kohë ka qenë në gjendje pa vetëdije, ka qenë te Neurologu dhe mjeku i përgjithshëm disa herë për analiza dhe kontrolla të ndryshme dhe tani është më mirë, ka vetëdije, por problemi është se nuk thotë asnjë fjalë të vetme, vetëm ndonjë tingull apo zë, çfarë më këshilloni ? Përgjigjet: Sulmet në tru që e prekin aspektin e të folurit janë raste që medoemos kërkojnë një konsultë me Logopedin. Sulmet në tru,…
Problemet dhe vështirësitë në mësim – nxënie, një mendim nga Logopedi?
Pyetje: Përshëndetje! Djali im është 9 vjeç dhe akoma ka shumë probleme në pjesën e leximit, i shmangë rreshtat, i ngatërron shkronjat e ngjashme p me q, numrat e ngjashëm 6 me 9, k me g, nuk i dëshiron librat asnjëherë, ka probleme edhe me shumëzimin e numrave që janë për moshën e tij, mësuesja ka punuar shumë me të, por pa sukses, me duhet një mendim i juaji ? Përgjigje: Gjithmonë është e nevojshme që Profesionisti Logoped ta shohë vet fëminë para se të marr një vendim, Mirëpo në…
Belbëzimi – aspektet e rehabilitimit?
Pyetje: Vajza ime është 7 vjeçe, ka pas shumë problem me përsëritjen e shkronjave si “k…k..g..g”, zgjatje të fjalëve dhe në frymëmarrje, katër muaj ka qenë te Logopedi dhe tani është dukshëm më mirë, por do kisha dashtë disa këshilla se si të vazhdohet me këtë gjendje stabile në të folur? Përgjigje: Përshëndetje! Në bazë të përshkrimit duket se ka qenë tipik belbëzim emocional dhe se terapia ka pasur sukses, mirëpo çdo tretman Logopedik duhet të pasohet me stadin e Rehabilitimit, andaj, disa këshilla në këtë drejtim : 1. Ndalojani…
Problemet e dëgjimit në lidhje me vonesën e fjalës së parë, dhe ndikimi i teknologjisë?
Pyetje: Përshëndetje! Fëmija im është 4 vjeç e gjysëm dhe para 6 muajve ka pas një ndërhyrje në vesh sepse nuk ka dëgjuar, ka filluar me fjalën e parë në moshën 3 vjeçe, dhe e përdorë shumë teknologjinë? Përgjigje: Përshëndetje! Padyshim se dëgjimi është gjithmonë parakusht i të folurit, kjo sepse fëmijët fillimisht dëgjojnë tingujt, dhe i përpunojnë ata, e më pas nga ky prag do të del fjala e parë, e dyta, fjalia dhe në fund të folurit. Poashtu fjala e parë siç shihet ka filluar me Vonesë, ku…
Fëmija është 2vjeç, kupton gjithçka por nuk flet, ju lutem si mund ta ndihmojmë që të filloj të flas?
Pyetje: Përshëndëtje! Fëmija është 2vjeç, kupton gjithçka por nuk flet, ju lutem si mund ta ndihmojë që të filloj të flas? Përgjigje: Përshëndetje! Pra nëse mendoni që fëmija juaj kupton gjithqka atëherë ajo përfshin ndjekjen e udhëzimeve, i përgjigjet emrit të tij, komunikon dëshirat e tij pa folur, fëmija përdor gjeste, ndjek shikimin tuaj. Është shumë pozitive që fëmija ka zhvilluar gjuhën receptive, në këtë mënyrë kemi të bëjmë me një vonesë të të folurit. Ndonjëherë fëmijët e vegjël kanë nevojë për ndihmë shtesë për të zhvilluar…
Fëmija 6 vjeçar ka probleme me artikulimin e shkronjave, a duhet të filloj terapinë logopedike?
Pyetje: Përshëndetje, fëmija im 6vjeç ka një problem me nxjerrjen e tingujve Dh, Th, R, Rr. E di që ai ndonjëherë shqipton gabimisht disa fjalë që fillojnë me këto tinguj, por ai gjithashtu mund të shqiptojë disa fjalë që fillojnë me këto tinguj. Mendova se me rritjen, kjo do të përmirësohej por ende jo. A është ky si një problem që kërkon fillimin e terapisë logopedike? Përgjigje: Përshëndetje dhe për ju! Fëmijët në këtë moshë duhet të kenë të folur të pastër në artikulim, tolerohet mosartikulimi i drejtë i tingullit…
Fëmija dy vjeç nuk po flet ende?
Pyetje: Përshëndetje! Djali im është dy vjeç por ende nuk po flet asnjë fjalë, kur kërkon diçka bën me dorë por jo me fol Çfarë më këshilloni? Përgjigje: Përshëndetje! Secili fëmijë zhvillohet në ritmin e veqantë. Në përgjithësi, në moshën 2 vjet e 2 muaj, shumica e fëmijëve kanë filluar të flasin, por ka variacione në zhvillimin e tyre të gjuhës. Disa fëmijë mund të jenë më aktivë në përdorimin e fjalëve, ndërsa të tjerë mund të jenë më të ngadalshëm në këtë proces. Është e rëndësishme të dihet…
Fëmija nuk po përserit fjalët që ia themi, si të veproj?
Pyetje: Përshëndetje! E kam djalin 21 muajsh dhe kur i them të përsëris fjalët që ia them më bën “Jo” me kokë, si të veproj? Pergjigje: Përshëndetje Fëmijët mësojnë se si të bëjnë shumicën e gjërave duke imituar ose kopjuar të tjerët, dhe të folurit nuk është ndryshe. Kur po e mësoni fëmijën tuaj të imitojë fjalët që thoni ka disa gjëra të rëndësishme që duhen mbajtur parasysh. Përsëritja është shumë e rëndësishme kur mësoni fjalë të reja, fëmija juaj duhet t’ju dëgjojë të thoni një fjalë shumë herë, të…